17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
LajmeShowbiz

“Gjysmë milion euro të transferoheshin tek Elvana Gjata”/ Raportimet qe po hetohet nga SPAK, zbulohen detaje

Së fundmi është raportuar se këngëtarja Elvana Gjata po hetohet nga SPAK dhe janë publikuar disa detaje lidhur me ish të dashurin e saj, që tashmë është shpallur në kërkim.

Gazetari Artan Hoxha tregoi se këngëtarja për shumë kohë ka qenë në lidhje dashurie me Ervin Matën dhe hetimi ka filluar pasi dyshohet se një shumë prej gjysmë milioni euro ka qenë e planifikuar të transferohej nga jashtë Shqipërisë në Shqipëri nëpërmjet llogarisë së Elvana Gjatës, nga i dashuri i vet.

“Këta bosat e krimit qëndrojnë shumë afër yjeve të shoubizit. Një pjesë e yjeve të shoubizit bëjnë një jetë shumë luks, përdorin mjete të një vlere shumë të madhe, ndjekin një stil jete veshje që ka një kosto të jashtëzakonshme. Elvana Gjata ka qenë për disa vite e dashura e Ervin Matës, një person i shpallur në kërkim. Është akuzuar për lëvizje të një sasie shumë të madhe të kokainës nga Amerika Latine drejt Europës, SPAK-u pretendon që një pjesë të parave që ai i sillte në Shqipëri i kalonte nëpërmjet llogarive, sepse del një rast një përgjim. Është hetim…” tha Hoxha në Pressing.

“Duke qenë Elvana Gjata një këngëtare shumë e njohur, dalja e këtij materiali dhe përfshirja e një personazhi si Ervin Mata, në Shqipëri shumë i njohur, është njeriu që u përplas me Elvis Martinaj”, tha ai.

/GazetaSinjali/

Related posts

Çun Lajçi publikon video të rrallë nga vitet e 90-ta, aty shihet Rugova e figura tjera të njohura

dardanianews

VAKSINA E PARË E KORONAVIRUSIT MUND TË JETË E GATSHME NË KOHË PËR VALËN E DYTË

dardanianews

“E tradhtova gruan për tre vite, por edhe ajo filloj me kolegun e saj…”

dardanianews