5.9 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

Goli i Leo Messit në vazhdime duhej të anulohej, sipas rregullave të FIFA-s

Lojtarët rezervë të Argjentinës u futën në fushë para se topi i goditur nga Messi të përfundonte brenda vijës së portës së Hugo Lloris.

Gjashtë gola, një përfundim i jashtëzakonshëm i ndeshjes, pa dyshim finalja më e bukur në historinë e Kupës së Botës. Por skenari do të kishte qenë më pak i çmendur. Sipas rregullave, goli i dytë i Lionel Messit është dashur të anulohej nga gjyqtari Marciniak.

Në minutën e 108-të të ndeshjes, pas një bashkëpunimi me Enzo Fernandezin dhe Leo Messin, Lautaro Martinezi gjuajti fort nga një kënd i vështirë. Hugo Lloris e priti goditjen e tij, topi ra në këmbët e pleshtit. Messi e goditi atë me të djathtën dhe e kaloi Argjentinën në epërsi 3:2.

Por goli nuk është dashur të pranohej, nëse rregullat zbatohen në përpikëri. Kur Messi e goditi topin, disa lojtarë rezervë të Argjentinës ndodheshin në fushën e lojës, duke festuar ende pa u futur topi në portë. Kjo gjë është e ndaluar.

Goli i shënuar me një person më shumë në fushën e lojës

Paragrafi 9 i Ligjit të FIFA-s për Futbollin thotë: Nëse, pas shënimit të një gol, gjyqtari e kupton, para se të rinisë loja, se një person shtesë ishte në fushën e lojës kur goli u shënua: gjyqtari duhet patjetër ta shfuqizojë golin nëse personi shtesë ishte:

Lojtar, zëvendësues, lojtari i zëvendësuar, lojtari i përjashtuar nga loja apo zyrtar ekipor i ekipit që e ka shënuar golin; loja duhet të rinisë me një goditje të lirë nga vendi ku ndodhej personi shtesë.

Related posts

Putini në këtë fazë “siç ka qenë Millosheviq në Serbi”

dardanianews

“Fol me mjekun”, kuptojeni online nëse keni simptoma të koronavirusit

dardanianews

Trajneri i sportit shpërthen në lot gjatë videos live: Të gjithë po vdesin në Hatay, ju lutemi sillni ambulancë

dardanianews