11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Showbiz

‘Hapi adresë fallco,’ Livia tregon se si e gënjeu Mevlani

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Livia Brunga, ka bërë një rrëfim habitës gjatë një interviste në Top Albania Radio, teksa u pyet në lidhje me ish-partnerin e saj, Mevlan Shabën.

Biseda u fokusua tek raporti i tyre, veçanërisht pas publikimit të një fotoje nga spitali prej Mevlanit disa ditë më parë.

Livia u pyet nëse i kishte shkruar atij pas kësaj.

Përtej kësaj, Livia zbuloi një episod nga e kaluara, teksa çifti ishin ende në një lidhje duke treguar se si Mevlani, në fakt, e kishte gënjyer.

Ajo tregoi se kur ata ishin zënë një herë, Mevlani kishte përdorur një skenar të rëndë:

“Ai hapi një profil fake dhe më shkruajti kinse Mevlani ka bërë aksident dhe nuk i hapi as telefonin.”

Kjo tregon se si Mevlani, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen pas një debati, shkoi deri aty sa të simulonte një aksident, duke mos i hapur as telefonin Livias për ta bërë historinë e profilit fals sa më të besueshme dhe për ta shqetësuar atë.

 

Ky detaj i zbuluar nga Livia shton një dimension të ri në historinë e tyre dhe thekson sfidat emocionale që kanë shoqëruar marrëdhënien e ish-çiftit. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Santiana Maloku “e bën dimrin verë” me poza të nxehta në bikini

dardanianews

Me të kuqe dhe ekstravagante, zonja CR7 nuk pyet për ligjet

dardanianews

Xhensila Myrtezaj ekspozon format e bujshme në fustan të shkurtër e të ngushtë

dardanianews