3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeShowbiz

I martuar dhe me dy fëmijë në Kosovë, zbulohet se kush ishte gruaja që ndodhej në Ferrarin e Dj shqiptar që humbi jetën tragjikisht

Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, është Dj shqiptar që humbi jetën në Itali, kur po kthehej në shtëpi, pasi kishte performuar gjithë natën në Jukebox në Sion të Zvicrës. Ai po udhëtonte me Ferrari GT C4 të bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta.

Sipas medias italiane “Corriere”, Dj shqiptar e shoqëronte në makinë modelja ukrainase Ana Kraevskaya e cila jetonte në Zvicër.

fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç. Komuna e Junikut, prej nga ishte Qestaj, ka dashur ta kujtojë me një postim.

 

E lindur në Odessa, mbetet ende mister se çfarë po bënte ajo në Ferrari së bashku me DJ Hysni Qestaj. Sipas të gjitha gjasave, të dy ishin bashkë edhe në Jukebox Club në Sion , Zvicër, ku luajti për herë të fundit të shtunën në mbrëmje. Më pas, herët në mëngjes ata u nisën me Ferrarin e bardhë, i cili gjithashtu për shkak të shpejtësisë së madhe mbi 200 kilometra në orë, u përplas në autostradën Torino-Aosta, në Zona e Vercellit dhe mori flakë.

Sipas mediave italiane, shqiptari i Kosovës jetonte në Villeneuve të Zvicrës.

“Lajm i keq për Junikun. Në një aksident të rëndë rrugor ka humbur jetën bashkëkombësi ynë Hysni Qestaj. Dhimbjen me familjen e të ndjerit e ndajnë kryetari i qytetit Sir Ruzhdi Shehu dhe të gjithë qytetarët e Junikut. U kujtoftë gjithmonë me respekt dhe dashuri”, shkruhet në njoftim.

 

 

Top Channel

Related posts

Kroacia nderime për familjen Jashari

dardanianews

Dafina Zeqiri i jep fund beqarisë, publikon fotografi nga martesa me Kreshnik Gjergjin

dardanianews

Vesa Smolica pranon se rri lakuriq në banesën e saj gjatë karantinimit

dardanianews