3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedSport

Ibrahimovicit s’i bëjnë përshtypje mijëra sharjet, vazhdon të mos e thotë asnjë fjalë për vdekjen e Mihajloviqit

Zlatan Ibrahimovic dikur ishte parë shumë i afërt me Sinisha Mihajloviqit. E kishte quajtur mik të vërtetë shpesh. Mirëpo, qëkur vdiq ai, ylli i Milanit nuk e ka thënë asnjë fjalë. Tifozët po vazhdojnë ta linçojnë në rrjete sociale për këtë heshtje.

Kanë kaluar një javë nga vdekja e Sinisha Mihajloviqit dhe Zlatan Ibrahimovic vazhdon të qëndrojë i mbyllur, pa e shprehur ndonjë ngushëllim apo reagim publik.

Akoma nuk dihen arsyet konkrete që kanë shtyrë sulmuesin e Milanit që të veprojë në këtë mënyrë. Ato vetëm mund të hamendësohen, por nuk ka një shpjegim të saktë nga vetë ai se përse ka zgjedhur këtë formë të heshtjes.

Gjithsesi, një sjellje e tillë po i krijon irritim tifozëve të ndryshëm të klubeve në Itali, që ishin të afërt me Mihajlovicin. Mirëpo, linçimet që po i bëhen nuk është se po i bëjnë fort përshtypje Ibrahimovicit.

“Tradhtar”“e ke dëshmuar fytyrën e vërtetë: çfarë race e njeriut je?” – etj. Sulme nga më të vrazhdat në internet kanë pushtuar të gjitha llogaritë zyrtare të Ibrahimovicit në rrjetet sociale.

Ish-përfaqësuesi suedez ishte parë në të kaluarën shumë i afërt me Mihajloviqin. Ai madje edhe kishte kënduar së bashku me të në Festivalin e Këngës në Itali, i njohur ndryshe edhe si Sanremo.

Telefonata

Edhe pse Ibrahimovici vazhdon të mos replikojë ndaj akuzave dhe sulmeve që po i bëhen në internet dhe në mediet e ndryshme, ai në të kaluarën kishte dhënë një prononcim në lidhje me sëmundjen nga leukemia që po vuante Mihajloviq.

Ai thoshte se nuk ka pasur fuqinë njerëzore për ta telefonuar menjëherë me të kuptuar nga lloji i sëmundjes që vuante Mihajloviq.

“Nuk kisha fuqi për ta telefonuar. E kam lënë që të kalonin disa ditë. Pastaj e telefonova, por nuk dija si t’i jepja kurajo dhe energji. Ishte vetë ai që diçka të tillë më jepte mua”, shprehej sulmuesi i Milanit.

“Më kishte thënë ‘mos u merakos, sepse ky është një moment i vogël që kalon’. Më pas i kam thënë që nëse ke ndonjë nevojë, më thirr menjëherë”, shpjegonte Ibra.

41-vjeçari është në vëmendje të të gjitha medieve për të marrë një prononcim në lidhje me vdekjen e ish-futbollistit dhe trajnerit serb.

Sa i përket këtij të fundit, ai ndërroi jetë në moshë 53-vjeçare. Nuk duhet harruar faktin që e gjithë karriera e tij si lojtar është shoqëruar si shumë kontroverse, duke krijuar miqësi me njerëz famëkeq që kanë kontribuar në gjenocide dhe destabilizim të Ballkanit Perëndimor gjatë viteve të ’90-ta, siç është fjala me kryekriminelin Arkanin.

Gjithsesi, në ditët e ardhshme do të kuptohet nga vetë sulmuesi i skuadrës kampione në fuqi të Italisë se cilat janë arsyet që kanë shpirë te ky distancim publik ndaj Mihajloviqit.

Related posts

LAJM I MIRË: Votohet në lexim të parë Projektligji për rimëkëmbje ekonomike

dardanianews

Xhelal Sveçla paralajmëron arrestimin e Behgjet Pacollit

dardanianews

Kush e kishte urdhëruar vrasjen e Gërvallës dhe kush e vrau Qerim Kelmendin? Tregon Ibrahim Kelmendi

dardanianews