November 13, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Iliri, Luizi dhe Egla përballë njëri-tjetrit në edicionin e katërt të BBV? Ja çfarë është zbuluar

Thuhet se edicioni i katërt i Big Brother VIP do të jetë ndryshe nga tre të parët, duke sjellë bashkë ish-banorët më të spikatur dhe fituesit e mëparshëm.

Aulona Musta, në emisionin e saj “Natën me Aulonën”, ka bërë të ditur se këtë vit edicioni i BBV do të jetë shumë special, me një format “All Stars”.

Sipas burimeve të sigurta, fituesit e tre edicioneve të mëparshme kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë sezon.

“Big Brother All Stars” do të sjellë përballë njëri-tjetrit emrat më të njohur si Luiz Ejlli, Ilir Shaqiri dhe Egla Ceno, të cilët do të përfaqësojnë përvojën dhe suksesin e tyre të mëparshëm në emision.

Po ashtu flitet për pjesëmarrjen e personazheve të tjera të shquar si Einxhel Shkira, Monika Lubonja dhe Drini Zeqo, duke e bërë këtë edicion të presëm me emocion dhe preshpektivë të lartë për publikun e BBV.

Related posts

Santiana nuk përmbahet në pushime, fotografon të pasmet në bikini /FOTO/

dardanianews

Noizy publikon bisedat private me Loredanën

dardanianews

“Do t’i nxjerrim jashtë një nga një, unë e ti” – Me kë po krijon aleancë Gjesti?

dardanianews