1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Indriti eliminohet nga gara, thotë se BBVA 4 e fiton Gjesti

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një tjetër eliminim të bujshëm.

Këtë herë, gara për çmimin e madh u ndërpre për Indrit Muratin, i cili nuk arriti t’i mbijetojë një nominimi të fortë ku në garë për qëndrimin ishin gjithsej tetë banorë.

Gazetari dhe këngëtari, i cili hyri në shtëpi në një fazë të mëvonshme të lojës, u largua pas vendimit të publikut, duke përmbyllur kështu rrugëtimin e tij në reality show.

Pas eliminimit, ai u prit në studio nga Ledion Liço dhe opinionistët, ku ndau mendimet e tij mbi eksperiencën në shtëpinë e BBVA4.

I pyetur nga opinionisti Arbër Hajdari se kë mendon si fitues të këtij edicioni, Indriti dha një përgjigje të sinqertë: “Do të doja ta fitoja Danja, por e fiton Gjesti”.

Ai shpjegoi se duke qenë se hyri më vonë në shtëpi, ishte i vetëdijshëm për simpatinë e madhe që Gjesti ka nga publiku jashtë, dhe për këtë arsye beson se ai është favoriti kryesor për çmimin e madh.

Pavarësisht eliminimit, Indriti u shpreh i kënaqur me rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Albania 4 dhe falënderoi publikun për mbështetjen. /Telegrafi/

Related posts

Xhuli na prezanton me të dashurin e saj, tregon dhuratën romantike që ia bëri sot ai

dardanianews

Çfarë ndodhi papritur me Kiara Titon? Pritet ambulanca në “Big Brother VIP” (VIDEO)

dardanianews

“Të ka kërkuar gjithë natën”, publikohen bisedat, kush ia ndjen më së shumti mungesën Luana Vjollcës

adminkosova