October 18, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Injoroi Eglin, Xheneta habit me deklaratën për Gjestin

Xheneta Fetahu po vazhdon me komente edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Albania 4.

Ajo në “Mos i bjer me top” e injoroi Egli Takon, duke thënë se nuk e njeh personalisht.

E sa i përket Gjestit, modelja thotë se nuk ka çfarë t’i bëjë pasi është i martuar, referuar dasmës në BBVA.

Por thotë se i pëlqen stili që ka, meqë është bullizuar dhe kritikuar tejet shumë për paraqitjet në Big.

“Është burrë i martuar. Këtij i uroj gjitha të mirat. Më pëlqen ai shpirti fëmijëror që ka. Për stilin e tij më pëlqen, shumë suksese me shumë fëmijë meqenëse është i martuar”, u shpreh ajo.

Xheneta krijoi një lidhje dashurie me Gjestin në Big Brother të Kosovës por që përfundoi me kalimin e tij në Shqipëri.

Vlen të ceket se Gjesti u shpall fitues i edicionit të sivjetmë në formatin e famshëm.

Related posts

Adriatik Kelmendi e fton publikisht Teuta Krasniqin banore të BBVK ll, kjo është përgjigja e aktores

dardanianews

Efi Dhedhes mahnit me një paraqitje elegante dhe plot stil

dardanianews

‘Oh vllau jem bre’ momenti kur Gjesti mbërrin në vendin e ngjarjes

dardanianews