February 12, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Irani i dërgon Trumpit një video-mesazh: Bixhozxhi, ti e ke filluar luftën, ne e përfundojmë…

Ushtria iraniane i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për pasoja të tmerrshme nëse bashkohet me luftën në anën e Izraelit, pas veprimeve të fundit ushtarake amerikane që Teherani thotë se kanë zgjeruar listën e objektivave legjitime për forcat e armatosura iraniane.

Në një mesazh video të publikuar sot, zëdhënësi i Komandës së Përgjithshme Khatam al-Anbiya, Ebrahim Zolfaqari, tha se Uashingtoni do të duhet të paguajë çmimin për veprimet e tij.

 

 

“Sa herë që amerikanët kanë kryer krime, ata kanë marrë një përgjigje vendimtare dhe të fortë – dhe kështu do të jetë edhe këtë herë”, tha gjenerali Hatam.

“Pasoja serioze dhe operacione ushtarake vendimtare e presin Amerikën”, tha ai.

 

 

Në fund të regjistrimit, Zolfaqari iu drejtua drejtpërdrejt presidentit amerikan në anglisht.

“Trump, ti bixhozxhi – ti mund ta kesh filluar këtë luftë, por ne do të jemi ata që do ta përfundojmë”, tha ai./Periskopi/

Related posts

Vdes një person pas të shtënave në Aktash të Prishtinës

dardanianews

Shqiptari ndërton helikopter në kushte shtëpie

dardanianews

Reagon bashkëshortja e Adem Mikullovcit, thotë se varrin aktorit do t’ia ndërtojë me financat familjare

dardanianews