27.8 C
New York
July 26, 2025
DardaniaNews
FeaturedMoti

Ja çfarë moti befasues na pret ditëve në vijim?

 

 

30.06.2020 – Dy ditëve të para të muajit korrik të nxehtit afrikan që po shtrihet mbi vendin tonë, do të sjellë mot të nxehtë tipik veror, duke rritur temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare. Ditën e mërkurë vazhdon të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa ditën e enjte orëve të pasdites vende-vende priten mundësi për zhvillime të ndonjë rrebeshi me bubullima
Nga dita e premte një turbullirë nga Atlantiku dhe masa më të freskëta ajrore do të fillojnë të depërtojnë mbi rajon, që ditëve të fundjavës kushtëzojnë sërish mot të paqëndrueshëm, me zhvillime të shtrëngatave me shi, si dhe rënie të temperaturave përreth vlerave mesatare.

1.07.2020 – Kryesisht nxehtë dhe me diell. Përreth viseve malore gjatë ditës priten zhvillime të vransirave lokale. Temperaturat në vise të ulëta 15C deri 34C, e në vise malore 13C deri 25C. Era do të fryj e lehtë drejtimesh të ndryshme 2-4m/s. Indeksi UV: 11.
2.07.2020 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, e priten mundësi edhe për ndonjë rrebesh shiu me bubullima. Temperaturat në vise të ulëta 16C deri 35C, e vise malore 13C deri 24C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 4-9m/s. Indeksi UV: 10.

Related posts

Sondazh i shpejt: Kush fiton sot?

dardanianews

Biznesi që po merr në “qafë” vajzat shqiptare, “Piranjat” sjellin vuajtjet e grave që martohen fiktivisht në këmbim të parave

dardanianews

Aktori i njohur grek: Jam krenar që jam shqiptar, nuk jam ndjerë kurrë keq

dardanianews