1. Mungesë vëmendjeje në çift
Shumë meshkuj thonë se ndihen “të padukshëm” në shtëpi. Kur partnerja nuk e dëgjon, nuk pyet, nuk interesohet për ditën e tij, ai fillon ta kërkojë këtë vëmendje diku tjetër.
2. Marrëdhënie e ftohtë, pa dashuri
Kur lidhja kthehet në rutinë: pa biseda, pa daljet bashkë, pa afërsi, vetëm punë–gjumë–telefon, disa zgjedhin rrugën e gabuar për të “shpëtuar” nga mërzia.
3. Mungesë intimiteti (seks, përqafime, afërsi)
Kur për një kohë të gjatë nuk ka seks, puthje, përqafime apo prekje, ai ndjehet i refuzuar. Në vend që të flasë hapur, disa meshkuj zgjedhin tradhtinë si “zgjidhje”.
4. Ego dhe dëshira për t’u ndjerë “i fortë”
Disa tradhtojnë jo se ju mungon diçka, por se duan të provojnë vetes se “ende tërheqin”. Është çështje egoje, jo dashurie.
5. Konflikte të shumta dhe grindje të vazhdueshme
Kur çdo bisedë kthehet në sherr, kur në shtëpi ka vetëm nerva dhe akuza, disa meshkuj e gjejnë “qetësinë” te një person tjetër që i dëgjon pa zë të lartë e pa fjalë të rënda.
6. Dëshirë për aventurë / kuriozitet
Ka meshkuj që e kanë jetën në rregull, por rrëzohen te ideja “ta provoj diçka tjetër”. Është egoiste dhe e papjekur, por ekziston – shpesh shoqërohet me rreth shoqëror të gabuar dhe alkool.
7. Nuk dinë si të ndahen “ndershëm”
Disa nuk kanë guxim t’i thonë partneres: “Nuk ndihem më mirë në këtë lidhje”. Në vend të kësaj, tradhtojnë, derisa të kapen ose derisa lidhja të prishet vetë.
⚠️ Tradhtia nuk është zgjidhje. Në një lidhje të shëndetshme, flitet, kërkohet ndihmë, mendohet ndarja – por nuk luhet me ndjenjat e tjetrit pas shpinës.

