February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Janë ca kinse patriotë të mëdhenj”, Rama reagon sërish për “Xhakën”: Nuk i ndihmoj dot ata që nuk duan të kuptojnë pse-në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me anë të një postimi në twitter lidhur me akuzat e bëra ndaj tij se përse nuk pati një reagim lidhur me deklaratën e FIFA-s për të gjobitur Granit Xhakën pasi veshi fanelën me emrin “Jashari” pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë.

Në reagimin e parë Rama theksoi se nuk i takon atij të reagojë kur bëhet fjalë për dy qytetarë që luajnë për kombëtaren e zviceriane, pasi nuk është kryeministër i Zvicrës.

Pas këtij reagimi në rrjet u publikua një post i Ramës në vitin 2018-të ku ai shprehte krenarinë për Xhakën dhe Shaqirin të cilët kishin shënuar po kundër Rusisë në Europian.

Në postimin e dytë Rama shkruan se ai i qëndron të dyja postimeve, por nuk mund t’i ndihmojë dot ata që nuk kuptojnë pse-në.

Postimi i Ramës:

Janë ca kinse patriotë më të mëdhenj se të tjerët e disa kinse të zgjuar më shumë se të tjerët, që fjalëve të mia sot u kundërvihen me postimet e mia dikur për  e Xherdanit e Granitit! U qëndroj 100% të dyjave dhe ata që nuk duan ta kuptojnë psenë nuk kam se si i ndihmoj

Related posts

Vuçiq kërcënon: Gjërat po ndryshojnë në botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

dardanianews

Sa para duhet t’i keni në xhep për të hyrë në shtetet e zonës Schengen?

dardanianews

Ndahet nga jeta regjisorja Vjosa Berisha

dardanianews