8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Jovanoviq: Më 1999 në Prishtinë bëmë k’ërdi! E ek’zekutuam Aganin, gjysmën e familjes së Çekut! Nuk shkon më kështu

Jovanoviq: Më 1999 në Prishtinë bëmë kërdi! E ekzekutuam Aganin, gjysmën e familjes së Çekut! Nuk shkon më kështu

Ditën e parë të vitit 1999 shkuam dhe ekzekutuam në Prishtinë gjithë çka ishte normale.
U hynim anëtarëve të Komitetit për të drejtat e njeriut në shtëpi dhe ua nxirrnim nga banesat etërit dhe bijtë.
E e kzekutuam Fehmi Aganin, ia shuam gjysmën e familjes Agim Çekut…
Nuk mundet kjo kështu përjetë.
Kështu, në një intervistë për revistën “Nedeljnik”, thotë lideri i Partisë Liberale-Demokratike serbe Çeda Jovanoviq, i njohur për deklaratat e tij se, sikur të ishte kryeministër i Serbisë, do ta njihte Kosovën.
“Deri në shtator të vitit të ardhshëm duhet ta zgjidhim agoninë kosovare ose amerikanët dhe Evropa do ta bëjnë këtë pa ne”, thotë politikani kontravers serb në intervistën e gjatë, pjesë të së cilës Gazeta Express transmeton në vazhdim.

“Për mua është marrëzi e pafund ajo që e bëjnë Jankoviqi, Tadiqi, pothuajse të gjithë, ai ortek i marrëzive me të cilin refuzohet thirrja e Vuçiqit për bisedime rreth Kosovës“.
“Kosova na ofron mundësinë që në kohë të ndalur t’i shpëtojmë fatit të popullit që po zhduket“.
“Për këtë në masën më të madhe vetë e kemi f ajin.
Si dhe atëherë kur e vramë Gjingjiqin dhe u kthyem për të jetuar si katërkëmbësh.
Ç’kemi ne sot të flasim për Kosovën kur s’kishim ç’të flasim as para 10 viteve?
“Edhe guri i turshisë me lakra e di se kam të drejtë për Kosovën!”.

Related posts

Ish-agjenti i SHIK-ut paralajmëron trazira në Mitrovicë: Mund të përsëritet marsi i vitit 2004, ja kush po koordinohet

dardanianews

Xhafer Gashi bashkë me anëtarët e Iniciativës Qytetare, mund të kalojnë në LDK?

dardanianews

Rasti “Pronto” përfundon pa asnjë të dënuar, si erdhi deri te shpallja e 11 të akuzuarve të pafajshëm

dardanianews