8.3 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Joz Marku rikthehet në BBVA me këtë rol?

Emri i Joz Markut ka qenë ndër më të përfolurit së fundmi në mediat rozë, duke u përmendur si një nga opinionistët e mundshëm që do t’i bashkohet panelit të emisionit “Big Brother VIP Albania Fan Club”.

Për shkak të kuriozitetit të madh të publikut, vetë këngëtari foli për këto thashetheme, por duke zgjedhur të lë ende mister mbi pjesmarrjen e tij.

Jozi, foli gjatë një telefonate live në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u vendos përballë pyetjes së drejtpërdrejtë në lidhje me angazhimin e tij.

Përgjigjja e tij ishte enigmatike dhe la shumë vend për interpretime nëse ai do të ketë rolin si opinionist në BBVA Fun Club.

Në vend të një po-je apo jo-je të prerë, Joz Marku dha një përgjigje që e bëri edhe më interesant pozicionin e tij.

Ai gjatë telefonatës u shpreh: “Fillimisht urime dhe suksese për kolegen. Edhe jam edhe s’jam. Akoma nuk kam firmos ndonjë kontratë, më mirë pyetni Franceskën,” duke iu referuar ish-banores dhe tashmë opinionistes së konfirmuar të Fan Club, Franceska Muratit.

Kjo deklaratë la të kuptohet se bisedimet janë në zhvillim e sipër dhe se emri i tij mbetet një mundësi e fortë. /Prive By Liberta Spahiu

Related posts

Meritoni hakmerret për Bardhin, ja çfarë ndodhi mes tij dhe ish-it të Sarës

dardanianews

Linda Halimi pretendon se Blero kishte insistuar t’i shkojë tek dhoma hotelit sa kishte qenë i martuar

dardanianews

Alby nuk përmbahet, ekspozon me shume se s’duhet

dardanianews