20.1 C
New York
April 15, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Ka qenë i lidhur me Olta Gixharin? Mikja e Xhonatanit thyen heshtjen: Ja kush e nxorri lajmin

Që prej hyrjes së Xhonatan në shtëpinë e Big Brother VIP, në rrjet qarkulloi me shpejtësi thashethemi se mes tij dhe Olta Gixharit ka patur një histori dashurie në të shkuarën per rreth 1 muaj. Sipas thashethemeve thuehj se romanca ka ndodhur verën e kaluar edhe pse aktorja është e martuar dhe nënë e një djali.

Sipas lajmit të publikuar në media, kjo ka qenë dhe arsyeja që Xhonatani u nda nga e dashura e tij. Por, shoqja e Xhoanatin, Alberta Zani ka folur në emisionin “Breaking” në Top News dhe i ka shuajtur këto aludime.

Sipas saj, lajmi është nxjerrë nga ish e dashura e Xhonatanit dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Alberta Zani e konsideroi si nivel shumë të ulët këtë dhe tha se Olta dhe Xhonatani janë njohur në emisionin “Pushime On Top”.

“Kjo është një gjë shumë e keqe. Lajmin e ka nxjerrë ish e dashura e Xhanatin dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Këtu ka treguar një nivel shumë të ulët. Familja e Xhonatanit me familjen e Olta kanë marrëdhënie shumë miqësore, tek biznesi i Xhonatanit ka ardhur edhe burri i Oltës. Xhonatani me Oltën janë njohur në emisionin “Pushime OnTop” me Ori Nebijajn.” tha Alberta Zani.

 

Related posts

Mevlani i pa fat edhe këtë herë, e dashura i ik nga shtëpia me valixhe

dardanianews

Santiana në lot, shpreh shqetësimin se mund të ketë zhgënjyer të dashurin

dardanianews

Milaim Zeka do të futet për 24 orë në shtëpinë më të madhe në vend

dardanianews