17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

“Kam një kontratë për të respektuar, unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës”, Olta Gixhari shpjegon heshtjen për motrën e saj

Në një debat të fundit në Big Brother VIP Albania, Rozana u shpreh “Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e ‘Big Brother Vip Albania’. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?

Kjo ka ngritur pyetje te publiku për marrëdhënien mes motrave Gixhari dhe qëndrimet e tyre brenda dhe jashtë shtëpisë.

Foto: Screenshot/YouTube

Në reagimin e saj, Olta e shpjegoi situatën duke theksuar se për arsye të kontratës si opinioniste në Big Brother VIP Kosova, ajo nuk mund të postonte për motrën e saj, Gertën, që është banore në Big Brother VIP Albania.

Rozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Lexo po ashtuRozana Radi ia thotë në sy Gerta Gixharit: Pse nuk flet me motrën tënde Oltën? Ajo ma ka uruar mua fitoren

Ajo shkroi në InstaStory: “Të dashur miq! Unë punoj në një Big Brother tjetër dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë Gertën e mbështes çdo ditë deri në fund të jetës tonë. Motrën time e dua më shumë se ju dhe nuk duroj dot të ma “preki” njeri. Ju kërkoj mirëkuptim dhe durim! Me shumë dashuri nga unë”.

Ky reagim ka sqaruar situatën dhe ka theksuar dashurinë e thellë dhe mbështetjen e Oltës për motrën e saj, pavarësisht heshtjes në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram

Related posts

Ende pa hyrë taman në të, Vesa lëshon duplex

dardanianews

Meshkujt kanë frikë nga bukuria ime, prej 2 vitesh nuk kryej marrëdhënie

dardanianews

Analistja Avdiu merr lëvdata në Serbi për kritikat ndaj Xhakës, mediumi serb i kushton artikull të veçantë

dardanianews