17.2 C
New York
June 10, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Karikaturisti që paraqiti profetin Muhamed me trup të qenit vdiq mbrëmë në aksident trafiku

Karikaturisti suedez që skicoi kokën e Profetit Muhamed në trupin e një qeni ka vdekur në një aksident trafiku, njofton BBC, përcjell Periskopi.

Aksidenti thuhet se përfshiu një kamion që u përplas me një makinë civile të policisë në të cilën po udhëtonin Lars Vilks dhe mbrojtja e tij nga policia.

Policia ka konfirmuar se Vilks, 75 vjeç, po udhëtonte në makinë me dy policë, ku edhe këta të fundit mbetën të vdekur pas përplasjes me kamionin.

Vilks ishte kryesisht i panjohur jashtë Suedisë para karikaturës së të tij për profetin Muhamed.

Jeta e Vilks ndryshoi rrënjësisht 13 vjet më parë kur ai vizatoi një skicë të profetit me trupin e një qeni. Qentë konsiderohen të papastër nga muslimanët dhe ligji islam në përgjithësi kundërshton

çdo përshkrim të profetit, madje edhe të favorshëm, nga frika se mund të çojë në idhujtari.

Shpërndaje në:

Related posts

Gjyshja nga Belgjika gjen të dashur në Gambia, i çon 70 mijë euro – çfarë bëri i riu

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Vrasje e rëndë në rrugën Prishtinë-Ferizaj

dardanianews

Ekskluzive: Kurti i ankohet Pence se Grenell është keqinformuar nga Thaçi

dardanianews