3.7 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Kërkesa të mëdha për të parë filmin, Luizi tregon si t’u bëhet zgjidhja biletave

Që në përfundim të edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë angazhuar në xhirimin e filmit të tyre të parë, “Në kuadër të dashurisë”.

Pak ditë më parë, dyshja njoftoi mbi datën e publikimit të filmit, që në vete ngërthen edhe shumë figura të tjera të njohura të shoubizit shqiptar.

Filmi do të shfaqet në kinema me 9, 10 dhe 11 tetor, teksa ka nisur numërimi mbrapa.

Megjithatë, Luizi njofton se ka pasur mesazhe të shumta nga fansat që kanë kërkuar të blejnë bileta.

 Ai thotë se as vet nuk mund t’i sigurojë ato, pa hyrë në faqe online për t’i rezervuar.

Biletat për shfaqjen e filmit në Pallatin e Kongreseve i ka vënë në shitje “Vivere Ticketing” dhe si duket numri i biletave të mbetura është shumë i vogël.

 

Related posts

Lela Seferi nuk ndalet, e bën edhe këtë veprim me gjoks

dardanianews

Luiz Ejlli bëhet bashkë me Flori Mumajesin, balada që do prekë zemrat e shqiptarëve

dardanianews

Rusia e konfirmon takimin e nivelit të lartë me Ukrainën, do të mbahet në Antalya të Turqisë

dardanianews