September 17, 2025
DardaniaNews
LajmeSociale

Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për 13 vjeçaren nga Drenasi, Rinesa Dani, i duhen 4 mijë euro

Kërkohet ndihmë për shërim jashtë vendit për 13 vjeçaren nga Drenasi, Rinesa Dani, i duhen 4 mijë euro

Familja Dani nga Shtutica e Drenasit po kërkon ndihmë për trajtim jashtë vendit për vajzën e tyre, Rinesa Dani.

Për trajtimin e 13 vjecares e cila vuan nga diabeti i tipit 1, i duhen 4000 euro.

Njoftimi i plotë:

Vajza e vogël 13-vjeçare, Rinesa (Remzi) Dani nga Shtutica e Drenasit, e cila vuan nga diabeti i tipit 1, i cili shoqërohet me vlera të larta të glikemisë në gjak dhe që paraqet një kërcënim serioz për shëndetin e saj, kërkon urgjentisht ndihmën tonë për trajtim jashtë vendit.

Për trajtimin e saj duhen gjithsej 4000 euro, kurse babai i saj si punëtor krahu në pamundësi për t’i siguruar kërkon ndihmën tonë, si dhe ndihmën e çdo bujari dhe dashamiri.

Deri këtu shpënzimet për trajtimin e saj janë mbuluar nga të afermit dhe shoqëria. Tashmë prindi i saj ka një lutje të sinqertë për ne, që t’i zgjatim dorën e ndihmës qoftë edhe me një euro.

Zoti i shpërbleftë pafundësisht gjithë bamirësit.

Wester Union MANYGRAM DHE RIA ne emer Remzi Dani (Baba e Rineses )

Llogaria Bankare BKT
IBAN XK051952002593021152
SWIFT Code: NCBAXKPR
Numri kontaktues:
049-586-368 Baba i Rineses

Related posts

Lajmi fundit! Joe Biden tërhiqet nga gara

dardanianews

Parashikohet ndryshime drastike të motit në Kosovë, paralajmërohet për reshje të borës

dardanianews

E pabesueshme! Kjo është serbja e cila kërkon që në Parlamentin e Serbisë të flitet shqip

dardanianews