24.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Showbiz

“Kiara” quhet kënga më e re e Luiz Ejllit

Regjisori Xhulian Shabani me një status në Facebook ka treguar se si quhet kënga e re e Luiz Ejllit, derisa ai pritet që t’ia bëjë regjinë asaj

Luiz Ejlli ka filluar sot xhirimet e këngës së tij më të re “Kiara” dhe këtë e ka bërë të ditur regjisori i kësaj kënge Xhulian Shabani.

Regjisori kumanovar me anë të një postimi në Facebook ka treguar edhe si quhet kënga e re e Luizit dhe sipas tij ajo quhet Kiara.

“Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjm video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!”, ka shkruar fillimisht ai.

Tutje, Xhuluani ka treguar edhe pse pauzoi për pak kohë.

“Pauza e shkurtër në pjesën e showbizit ishte e nevojshme, por tani jam më gati se kurrë për të kthyer me fuqi të dyfishtë dhe me projekte mahnitëse. Një përshëndetje e veçantë për të gjithë ju nga Luiz Ejli për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut mê tha qe ju don ????”.

Pjesë të kësaj kënge të Luizit ishin shfaqur edhe në Fiks Fare ku Luizi kishte treguar se do të jetë në xhirime më 19 shkurt.

Kujtojmë që Luizi është martuar me Kiarën gjatë natës finale të Big Brother VIP Albania, edhe pse ka dyshime që kjo martesë është false dhe askush deri me sot nuk e ka konfirmuar atë që është zyrtare, madje as Top Channel që vetë e organizoi atë.

Me sa duket kënga është duke u xhiruar në Berat pasi që Luizi është shfaqur me një video live nga ky qytet gjatë ditës së sotme. /GazetaExpress/

Related posts

Adriatik Kelmendi e fton publikisht Teuta Krasniqin banore të BBVK ll, kjo është përgjigja e aktores

dardanianews

Reagon vajza për të cilën po përflitet se është e dashura e re e Bleros

dardanianews

Puthja në film u bë shkak për ndarjen e Sarës dhe Ledrit? Flet aktori i “Në kuadër të dashurisë

dardanianews