0.8 C
New York
December 29, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kisha dhe Xhamia bëhen bashkë kundër qeverisë Kurti

Miratimi i projektligjit të Kodit civil për martesat mes gjinisë së njëjtë ka bërë bashkë të gjithë udhëheqësit e lartë fetarë.

BIK-u përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur se udhëheqësit më të lartë fetarë janë bashkuar kundër kësaj nisme të Qeverisë.

“Sot, në orën 17:00h, në faqen tonë zyrtare në Facebook, do të transmetohet drejtpërdrejt nënshkrimi i deklaratës së përbashkët të udhëheqësve më të lartë fetarë për nismën e institucioneve të Kosovës për miratimin e projektligjit të Kodit civil.
Kjo deklaratë do të nënshkruhet nga prijësit më të lartë të këtyre institucioneve:
Naim ef. Tërnava, Myfti i Kosovës;
Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Kosovë;
Fehmi Cakolli, Pastor i Kishës Protestante Ungjillore;
Votim Demiri, Kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.
Ju ftojmë ta ndiqni!”, thuhet në njoftim.

Related posts

Ish-drejtori i parë i Policisë së Kosovës: Operacioni më i madh i yni ishte varrimi i ish-presidentit Rugova

dardanianews

“Albin, bëje koalicionin me Kadri Veselin”, vjen thirrja befasuese për Kurtin

dardanianews

Vuçiq: Jemi në pozitë të pashpresë, na kërkohet vetëm ta njohim pavarësinë e Kosovës

dardanianews