4.6 C
New York
March 23, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e tij, Gjesti shpërthen në lot teksa takohet me djalin me nevoja të veçanta

Kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e tij, Gjesti shpërthen në lot, teksa takohet me djalin aftësi të kufizuara.

Në një nga koncertet e tij të fundit, artisti i njohur Gjesti dhuroi një nga momentet më të ndjera të karrierës së tij, duke prekur zemrat e publikut.

Gjatë performancës, vëmendja e tij u përqendrua tek një djalë me aftësi të kufizuara, i cili ndodhej në karrocë dhe nuk fliste apo lëvizte.

I prekur thellë nga prania e djaloshit, Gjesti zbriti nga skena, iu afrua me respekt dhe dashuri, e përshëndeti dhe i dhuroi një nga gjërat më personale: varësen që mbante në qafë. “Ndoshta nuk është shumë e shtrenjtë, por është e imja, dhe është për ty”.

Foto: Screenshot/TikTok

Momenti kulmoi me një përqafim të ngrohtë dhe me fjalët plot emocion të artistit: “Zoti të ruajtë”, përpara se të shpërthente në lot, ndërsa publiku e duartrokiste me emocion dhe respekt.

Një gjest i vogël, por me peshë të madhe – që tregoi se muzika shkon përtej skenës dhe se zemra e një artisti ka fuqinë të prekë jetët e të tjerëve. /Telegrafi/

Related posts

“Ishe lakuriq”/ TRONDITËSE, familja e burrit e kritikoi për fustanin, 19-vjeçarja vret veten një ditë pas dasmës

dardanianews

“Pamje që Iënë për të dëshiruar”- Xhensila Myrtezaj tund të pasmet gjatë dasmës, publiku e kritikon – DEL VIDEO

dardanianews

Ilir Shaqiri zbulon emrat: Ja kush janë dy finalistët e Big Brother VIP 3

dardanianews