8.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kjo është historia e dhimbshme e 59 vjeçarit që vdiq sot nga koronavirusi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se 59-vjeçari nga Prishtina i cili ka vdekur si pasojë e virusit COVID-19. S.N. kishte jetuar në gjendje të rëndë sociale për tre vjet në kontejnerë në Fushën e Pajtimit.

S.N. në gjendje të rëndë sociale kishte jetuar për vite të tëra në kontejnerë në Fushën e Pajtimit. Nuk kishte familjarë dhe me sëmundje të rënda kronike. Në vitin 2015 nevojiteshin negociata për ti larguar ato familje nga kontejnerët. Edhe pse premtonim pagesën e qerasë, familjet në gjendje të rëndë frigoheshin ta lenin kontejnerin e vetë për një banesë me qëra duke mos ju besuar institucioneve”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka shkruar në Facebook se S.N. ishte vendosur në një banese me qera në Prishtinë dhe se ishte pacient i rregullt i qendrave të mjekësisë familjare.

Që atë vit, S.N. e kkemi vendos në banesë me qëra në Prishtinë. Pacient i rregulltë i urgjencës dhe qendrave tona të mjekësisë familjare. Disa miq, dhe kojshitë i dërgonin edhe ushqim dhe kujdeseshin për të. Kështu ndodhi edhe javen e kaluar kur njëri prej kojshive na lajmëroi që pacienti ishte keq dhe se ka nevojë për ndihmë. gjatë kësaj periudhe ekipet tona kanë vizituar S.N. disa herë për shkak të sëmundjeve kronike”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti ka theksuar se S.N. nuk ka pasur simptoma të virusit, megjithatë është testuar.

“Edhe pse nuk kishte simptoma të virusit, megjithatë mjekët vendosen që ta testojnë. Doli pozitiv testi. Sot në mëngjes, S.N. ndërroi jetë në Klinikën Infektive nga komplikimet nga sëmundjet. Janë marr të gjtha masat e protokolit. Por ky status nuk ishte vetëm për të ju kujtuar rreziqet nga virusi”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti thekson se S.N. ishte i vetëm, pa të ardhura dhe me sëmundje.

“Ky status ishte për ta kujtuar një qytetar të Prishtinës, i cili kisht e jetë të vështirë, shumë më të vështirë se sa që të gjithë ne mund ta imagjinojmë. Me sëmundje, pa të ardhura, pa familje. Meqenëse ka pak njerëz që mund ta kujtojnë, e edhe më pak njerëz që mund ta varrosin, ta kujtojmë të gjithë së bashku, e me këtë edhe të mendojmë për virusin, por edhe më shumë për solidaritetin”, ka shkruar kreu i Prishtinës.

S.N. ndërroi jetë si pasojë e virusit COVID-19, mëngjesin e së hënës në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Të njëjtën ditë ka vdekur edhe një grua nga Prizreni, si pasojë e koronavirusit.

Tashmë ka shkuar në 3 numri i të vdekurëve nga koronavirusi, derisa numri i të infektuarëve ka shkuar në 145 dhe të shëruarëve 23.

Related posts

Reagon Grenell: Një gjë është e sigurt, Albin Kurti gjithmonë është kundër SHBA’së

dardanianews

“The Objective”: Spanja po e përgatit kthesën historike për pozicionin karshi Kosovës

dardanianews

Adrola një foto të nxehtë me maskë të koronavirusit

dardanianews