9.1 C
New York
April 13, 2025
DardaniaNews
Big brotherLajmeShowbiz

Kjo është historia e ish-i burgosurit politik që përmendi babain e Drenushës

Drenusha shprehu zemërimin e saj të madh pasi Xuxi përmendi babain e saj, duke theksuar se ky ishte një temë shumë e ndjeshme për të, që nuk duhej të përdorej për interesa personale në lojë.

Xuxi kishte deklaruar se babai i Drenushës, i cili ka qenë gjyqtar, kishte gjykuar shqiptarë që gjatë asaj kohe konsideroheshin “shovenistë” dhe “separatistë” nga sistemi i atëhershëm i Serbisë.

Ai kishte përmendur edhe një rrëfim nga një ish-i burgosur politik.

Për çka u përmend babai i Drenushës?

Ish-i burgosuri politik, Besim Baraliu, kishte ndarë më parë disa nga përjetimet e tij si i burgosur në burgjet e Jugosllavisë gjatë një interviste në “Debat Plus”.

Ai kishte rrëfyer për një moment të vështirë kur për shkak të torturave të rënda fizike dhe psikologjike, vendosi të arratisej nga burgu.

Ai përshkroi me detaje arratisjen e tij të dështuar, duke kaluar përmes telave të një oborri, vetëm për t’u kapur dhe arrestuar sërish nga një serb që e këshilloi të mos rezistonte.

Baraliu e përmendi edhe gjyqtarin, i cili e kishte dënuar me tetë vjet burgim; ai ishte Metush Latifi i cili vepronte në Ferizaj.

Ndërkohë, mbrëmë në shtëpi Drenusha tha se babai i saj I ndjerë nuk ka dënuar asnjë politikan shqiptar.

“Xuxi ka përdorur testikujt e vetë për të folur për dikan që ka vdek, sepse nuk mundet me të tjerët. Kur unë e kam ba publike historinë me Atillën ai me njerëzit e vetë, e ka ndarë këtë histori. Babai i jem nuk ka dënuar politikan. Atilla ka dasht me ma prish imazhin familjar. Nëse keni prova se babai im ka dënu politikan shqiptarë le ti nxjerrin”, tha Drenusha./Insajderi.org/

Related posts

Kryeministri Kurti reagon ndaj deklaratës së tre zyrtarëve amerikanë

dardanianews

Zeka: Ja çka i tha Kurti Rexhep Selimit gjatë fushatës zgjedhore

dardanianews

Arben Vitia tregon nga cili muaj mund të lirohet Kosova nga izolimi

dardanianews