19.4 C
New York
October 20, 2025
DardaniaNews
Moti

Komuna e Prishtinës: IHMK paralajmëroi reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e rrufe, bëni kujdes të shtuar

Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paalajmëruar se sot do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e shkarkime rrufesh.

Komuna iu bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, duke i pasur parasysh këto kushte meteorologjike.

“Të nderuar qytetarë, Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot pasdite dhe nesër gjatë gjithë ditës priten reshje shiu 🌧️ me intensitet të lartë, erëra të forta 💨 dhe shkarkime rrufesh ⚡, si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave 🌡️“, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Duke pasur parasysh këto kushte, Kryeqyteti ju bën thirrje të nderuar qytetarë që të tregoni kujdes të shtuar: • Shmangni lëvizjet e panevojshme 🚶‍♂️ gjatë periudhave me mot të keq. • Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja 🏠. • Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj 🚨. Gjithashtu, ekipet e emergjencave të Kryeqytetit dhe zjarrfikësit 🚒 janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje”, thuhet tutje në njoftim.

Në rast nevoje, Komuna e Prishtinës iu thotë qytetarëve që të telefonojnë pa pagesë 24/7 në Qendrën Operative Emergjente të kryeqytetit në numrat 080012233 dhe 080012244. Gjithashtu, Komuna ka shpërndarë numrat e zjarrëfikësve (193), Policisë (192) dhe të Shërbimit Mjekësor Emergjent (194).

 

Related posts

Bora mbulon këtë vend në Kosovë, pamje prej atje

dardanianews

Mos u çuditni, së shpejti vendi do të mbulohet nga bora

dardanianews

Lajm i mirë- Mendim Rugova tregon se në cilën ditë gjatë javës do të bie shi

dardanianews