2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
LajmeShowbiz

Komuna merr masa për Naimin e Mihrijen

Inspektorati i Kryeqytetit përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka zhvilluar procedurat lidhur me rastin e publikuar që lidhet me rinovimin e një kulmi në lagjen “Bregu i Diellit”, që ishte dëmtuar nga zjarri.

Inspektorati ka urdhëruar palën që të sanoj pjesët e dëmtuara nga zjarri, duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshme.

May be an image of fire escape

“Për mosrespektim të urdhrit për ndërtimin e njëjtë, inspektorati me datë 18.09.2023, ka urdhëruar palën që kulmin ta kthej në gjendjen e mëparshme, dhe ka shqiptuar gjobë për shkeljet e gjetura”.

“Në ditët në vijim inspektorati i ndërtimit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura ligjore duke eliminuar të gjitha shkeljet e bëra nga pala në këtë rast”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë, në media është raportuar se bëhet fjalë për banesën e këngëtares Mihrije Braha dhe bashkëshortit të saj, Naim Abazi.

Ky i fundit kishte deklaruar se nuk bëhej fjalë për mbindërtim pa leje, por vetëm për rinovim të kulmit.

Related posts

Ish-gruaja e Bleros e buzëqeshur pranë këtij djaloshi simpatik, po kush është ky?!

dardanianews

Modelja bleu makinë sportive duke shitur foto erotike por pendohet prej talljeve në rrjet (fotot)

dardanianews

Arion Rexha thotë fjalë të qarta pas daljes nga Big Brother, por injoron keq Dianën 😲

dardanianews