Nata nis kur, prezantuesi Alaudin Hamiti, në emër të produksionit, shprehu ngushëllime për ndarjen nga jeta të gjyshit të Labit.
Më pas, vëmendja u zhvendos te loja dhe debatet që kanë ndezur shtëpinë.
Opinionistja Leonora Jakupi u bëri thirrje banorëve për kujdes në përdorimin e temave të ndjeshme, duke kërkuar respekt dhe përgjegjësi në mënyrën se si flitet për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Prime-i u karakterizua nga përplasja e ashpër mes Klodit dhe Benitës, që nuk kaloi pa debate.
Fjalët e Klodit u përjetuan rëndë nga Benita, e cila u shpreh e lënduar thellë, ndërsa pamjet e papublikuara nga festa e Vëllait të Madh zbuluan tensione, lot dhe ndjenja të fshehura.
Klodi u pa i prekur, duke qarë dhe duke shprehur hapur ndjenjat për Benitën, transmeton Klankosova.tv.
Në anën tjetër, Prime-i solli edhe momente suksesi dhe gëzimi.
Londrimi u shpall fitues i fotoshooting-ut nga Piano Parfum, duke rrëmbyer vëmendjen e publikut me miliona klikime dhe një çmim financiar prej 2000 eurosh.
E njëherësh trekëndëshi Alba – Limi – Dolce vazhdoi të jetë burim tensionesh, ndërsa vendimi i Limit për t’ia dhuruar biletat Albës shtoi edhe më shumë debat.
Emocione të forta solli edhe videomesazhi prekës që Limi pranoi nga djali i tij.
Prime-i u mbyll me rrëfimin personal të Klodit, i cili hapi zemrën për familjen dhe lidhjen e fortë me nënën, si dhe me një eliminim që nuk rezultoi përfundimtar.
Arditi u largua, por bileta e fatit e riktheu sërish në shtëpi, duke e mbyllur goxha befasishëm këtë prime./Klankosova.tv

