February 12, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se paga e 13-të për sektorin publik do të paguhet sapo të hyjë në fuqi ligji për buxhetin

Qeveria e re e Kosovës po mban mbledhjen e saj të parë të këtij mandati.

Kryeministri Albin Kurti në këtë mbledhje njoftoi se është riproceduar në Kuvend projektligji për buxhetin e vitit 2026 në vlerë prej 4 miliardë euro që ishte miratuar në tetor të vitit të kaluar.

Ai theksoi se paga e 13 për punëtorët e sektorit publik që paguhen nga buxheti do të ekzekutohet kur Ligji të hyjë në fuqi.

“Kuvendi u shpërbë pa u votuar këto marrëveshje e duke rrezikuar miliona euro. Sot po riprocesojmë në Kuvend edhe projektligjin e buxhetit për vitin 2026 në vlerë prej 4 miliardë euro që e kemi miratuar më 31 tetor të vitit të kaluar duke mos dashur që t’i përsërisim detajet e prezantuara në atë mbledhje po ndalem vetëm në disa pika të shkurtra të këtij buxheti. Buxheti me vlerë prej 4 miliardë euro edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik. Pagë kjo që do të hyjë në funksion posa të hyj në fuqi ligji për buxhetin. Ky buxhet parasheh edhe rritjen e shtesës për përvojën e punës”, tha Kurti.

/Reporteri.net/

Related posts

Rusia nuk i ndal provokimet, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

dardanianews

PËR ATA “RUGOVISTË” QË JANË SULUR NË BETEJE PËR TA “MBROJTUR” RUGOVIZMIN ME VEPRIME DHE SHKRIME MË ANTIRUGOVISTE!

dardanianews

Në Luzern u mbajt ceremonia kulturore-letrare kushtuar trashëgimisë shqiptare

dardanianews