29.1 C
New York
June 25, 2025
DardaniaNews
Moti

Kujdes! deri në kaq gradë do të arrijnë temperaturat sot në Kosovë

Mot i nxehtë e kryesisht me diell parashihet të mbretëroj ditën e mërkurë në vend. Pasdite me zhvillime të vransirave, nuk përjashtohet mundësia që përreth zonave malore të ketë ndonjë rrebesh të shkurtër shiu. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 34C e 36C. Minimalet zbresin në 16C e 18C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi e veriperëndimi 2-5m/s.

Dita e enjtë do të jetë më e nxehta e këtij viti deri më tani. Maksimalet parashihet të arrinë deri në 36C e 38C. Mbetet ende mot kryesisht me diell, pa përjashtuar mundësi që orëve të pasdites rreth zonave malore të zhvillohen kushte për ndonjë rrebesh shiu. Të premten gjasat janë më të larta që të ketë rrebeshe shiu, më të përhapura në vend.

Temperaturat zbresin lehtë në 33C e 34C. Në fundjavë pësojnë rënie në 29C e 30C, e parashihet mot kryesisht me diell. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 17C e 20C. Nga dita e premtë frynë erë mesatare veriore 5-12m/s, njofton Mendimi për Motin

Related posts

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

dardanianews

Nga e martja pritet borë në Kosovë

dardanianews

Bëhuni gati – Paralajmërohet se po vjen një stuhi në Kosovë

dardanianews