28.3 C
New York
August 28, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Kujdes! Mes valës së të nxehtit, të shtunën lokalisht priten stuhi të forta, breshër, rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh ⛈️💨

Pas një dite përvëluese, ku temperaturat arritën deri në 38 apo 39°C në Rrafshin e Dukagjinit, nga nesër pritet të ketë një destabilizim të fuqishëm të motit gjatë ditës. Kjo vjen si pasojë e sistemeve të fuqishme që kanë përfshirë Evropën Perëndimore, mirëpo jo në ato përmasa sikur atje.

Fillimisht, dita e shtunë do të karakterizohet kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës dhe do të jetë jashtëzakonisht nxehtë, ku temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 apo 39°C, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit. Gjatë orëve të pasdites pritet të zhvillohet një sistem i organizuar stuhish, duke sjellë lokalisht rrebeshe shiu, në momente të caktuara stuhi shumë të forta ere deri në 90 km/h, breshër dhe shkarkesa të fuqishme rrufesh.

Këto erëra mund të shkaktojnë dëmtime lokale, përfshirë thyerjen e degëve të mëdha, rrëzimin e pemëve të dobëta, dëmtime në çati, sera dhe struktura të lehta. Objektet e palidhura mund të zhvendosen ose të fluturojnë, duke paraqitur rrezik për njerëzit dhe pronën.

Gjatë kalimit të stuhive dhe reshjeve, temperaturat përkohësisht do të pësojnë një ulje të theksueshme.

Të dielën do të vijojë moti kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat mund të gjenerojnë ndonjë reshje të izoluar. Temperaturat maksimale parashihen prej 32 deri në 35°C.

Temperaturat e larta do të vazhdojnë të paktën deri nga mesi i javës, më pas pritet një ulje e tyre për disa gradë, duke bërë që temperaturat të jenë sado pak më të përballueshme. /MeteoKosova/

Related posts

E dhimbshme: Vetëvritet ministri gjerman, nuk i përballoi krizës me koronavirusin dhe pritjeve të qytetarëve

dardanianews

Degradon tërësisht debati: Tomë Gashi e quan Milaim Zekën idiot, monstrum dhe kondom për shumë përdorime

dardanianews

Bled Mane: Më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën

dardanianews