23.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

Kujdes! pamje trushtueses, Mbijetojnë 27 pasagjerë nga rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan

Aeroplani i avikompanisë të Azerbajxhanit që u rrëzua në Kazakistan, po transportonte 67 pasagjerë dhe pesë anëtarë të bordit. Deri më tani raportohet se nga 67 sa ishin në total, vetëm 27 prej tyre i kanë shpëtuar vdekjes.

Nga ana tjetër, ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në terren për të lokalizuar zjarrin që u shkaktua që në fluturim.

Pamje të reja kanë dalë tashmë nga momenti i rrëzimit të avionit pranë aeroportit të qytetit Aktau, teksa shihen të tjerë të mbijetuar.

Ministria e Emergjencave në Kazakistan ka bërë të ditur se të mbijetuarit janë dërguar në spitalin më të afërt për trajtim.

Azerbajxhani Airlines tha se fluturimi J2-8243 – duke përdorur një avion Embraer 190 nga kryeqyteti i Azerbajxhanit Baku për në Grozny në rajonin rus të Çeçenisë – bëri një ulje emergjente përafërsisht 3 kilometra (1.8 milje) nga Aktau. /EuronewsAlbania/

Related posts

Vizitoi Thaçin, Veselin e Selimin, Behgjet Pacollit i vjen ‘goditja’ e fortë: Ja pse qëndroi në Hagë

dardanianews

Tragjedi në sportin kosovar: Vdes boksieri në moshën 15 vjeçare

dardanianews

Gani Geci ‘e kall’ nejën në odë, këso vallëzimi s’keni parë ndonjëherë (Video)

dardanianews