Banori më i ri i shtëpisë është bërë gazetari, Bledi Mane. Gazetari u prit në shtëpi nga Dea Mishel dhe treguan se punojnë bashkë e janë miq të mirë.
Në klipin e tij prezantues, Mane u shpreh se injoranca dhe niveli i ulët i arsimit e shqetëson, ndaj në këtë pikë nuk do të ketë kompromise.
Ai tha se nuk di të gatuajë dhe se dy gjëra i kishin ngelur pa provuar në jetë. Martesa dhe Big Brother Vip.
” alt=”” aria-hidden=”true” />Gazetari nga Shqipëria, Bledi Mane, para njw kohe i ka ofenduar kosovarët duke thënë se “nuk e përdorin vajin e ullirit”.
“Ende jeni te pleskavica dhe lakra”, ka ofenduar ai.
Por aty në studio ishte gazetari kosovar, Milaim Zeka i cili deklaratën e gazetarit e ka cilësuar si puro racizëm.
“Ajo që e the është puro-racizëm dhe puro-hajvanllak nga goja jote”, i ka thënë Zeka.
Më pas Mane i tha Zekajt se “ndoshta planifikon të kandidosh për deputet dhe të duhen disa duartrokitje”.
Por Zeka ia kthehu me “Jo”, ‘ju çfarë po thoni është racizëm”.
Diskutimi nga minuta e 39-të.