Që nga java e kaluar, rrjetet sociale kanë “shpërthyer” nga aludimet e ndryshme nëse Xheneta është takuar me Gjestin, apo ndoshta edhe me Eglin. Mesa duket, një takim ballë për ballë s’ka ndodhur ende por diçka po zien pas kuintave!
Gjatë javës së kaluar, Xheneta tregoi se është përballur me Gjestin në korridoret e Top-it, por pa asnjë përshëndetje mes tyre, pasi sigurimi i Gjestit nuk kishte lënë hapësirë për ndonjë ndërveprim. Por drama s’ndalet këtu! Gjatë emisionit “E Diell”, Graciano Tagani e ngacmoi Xhenetën duke i përmendur se edhe Egli ishte parë nëpër të njëjtat korridore dhe ndoshta ka pasur ndonjë shkëmbim mes tyre?
Xheneta, megjithatë, e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka pasur asnjë takim me Eglin. Por ajo zbuloi se Gjesti dhe Egli ndodhen aktualisht në të njëjtin hotel ku është edhe vetë ajo! A është thjesht një rastësi apo…?
“Unë nuk po e di më kush kë po ndjek nëpër Tiranë,” – është shprehur Xheneta, duke lënë pas vetes edhe më shumë mister për të parë!