1.8 C
New York
February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Ky është nipi i Adem Grabovcit që u gjetë i vdekur brenda veturës në lagjen Emshir

Personi që u gjetë i vdekur brenda veturës së tij në lagjen Emshir në Prishtinë, siç merr vesh Gazeta Insajderi është biznesmeni Nazmi Grabovci, nipi i Adem Grabovcit.

Sipas policisë viktima është 50 vjeçar dhe dyshimet e para janë se ka kryer vetëvrasje.

Ndërsa rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ku i njëjti ka thënë se viktima i përket moshës 50 vjeçare.

Borovci tutje tha se mbështetur në informacionet e para, ka elemente të vetëvrasjes, por hetimet tanimë kanë nisur mbi vdekjen e tij.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit“, tha Borovci.

Related posts

Pse nuk përmendet bora askund në Kuran

dardanianews

Plani gjashtëpikësh i Boris Johnsonit për të mposhtur Putinin

dardanianews

Skandalet Me Tenderë: Donatorët E PDK-Së Kanë Fituar 325 Tenderë, Në Vlerë Prej 162,5 Milionë Euro

dardanianews