2.1 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Ky është personi që dyshohet se përfitoi nga varfëria e shokut dhe ia përdhunoi vajzën e mitur

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnje në vitin 2023, kur i akuzuari, Xhevair Veizi ka shfrytëzuar gjendjen ekonomike të familjes së vajzës dhe njohjet me ta, për të abuzuar me të miturën.

Ai e ka ftuar vajzën në një banesë me qira, ku ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Gjatë arrestimit, në banesë u gjetën dy armë dhe municion luftarak, raporton JoqAlbania.

Përveç akuzave për abuzim, ai është hetuar edhe për shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje. Hetimet janë ende në vazhdim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sigurimin e drejtësisë për viktimën.

Vendimi u mor me kërkesë të Prokurorisë, e cila e akuzoi atë për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal. Fillimisht ndaj tij u ngritën edhe akuza të tjera si “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja pa leje e armëve”, por për këto është ndarë procedimi penal.

Related posts

Meriton Mjekiqi pjesë e Big Brother VIP Albania 3?

dardanianews

Kush mendoni se do largohet sonte

dardanianews

Ndahet Bora Zemani nga Donald Veshaj, zbulohet arsyeja

dardanianews