December 24, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ky është rezultati në Prishtinë pas numërimit të 99% të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat pas numërimit të 99.52% të votave në Prishtinë. Sipas këtij rezultati, Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje prin me 42.26%, ndërkaq pas tij vije Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29.34%, shkruan Express

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve, pas një muaji, në kryeqytet.

Arben Vitia dhe Përparim Rama do të jenë në garë për karrigen e të parit të kryeqytetit, edhe një herë, pasi asnjëri prej tyre nuk arriti të dalë fitues në raundin e parë të zgjedhjeve.

Ndryshe, në vendin e tretë në Prishtinë është renditur kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, me 21.61%, apo 18 mijë e 23 vota.

I katërti në kryeqytet renditet Daut Haradinaj i AAK-së, me 3 mijë e 850 vota, apo 4.82%.

Related posts

Pse Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç janë nervoz!

dardanianews

LAJM I RËNDË: Ndërron jetë 32 vjeçarja I. M., ra në kontakt me energjinë elektrike në dush

dardanianews

Fëmija ra në një kovë të mbushur me ujë- detaje tragjike nga vdekja aksidentale e dy vjeçares në Suharekë

dardanianews