9.8 C
New York
October 17, 2025
DardaniaNews
LajmeShowbizSociale

Labi e mban premtimin: Takon punëtorin e KEK-ut dhe i dhuron 1 mijë euro

Këngëtari i njohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka treguar edhe një herë anën e tij humane.

Pas historisë së publikuar në media për “heroin e kazanit të KEK-ut”, Labi kishte premtuar publikisht se do ta takonte këtë punëtor të përkushtuar dhe do ta shpërblente për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm, raporton ORAinfo.

Sot, ky premtim është bërë realitet. Përmes një fotografie të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet Labinot Tahiri përkrah punëtorit të KEK-ut, i cili ishte bërë viral për përkushtimin e tij në mirëmbajtjen e pajisjeve brenda termocentralit.

Këngëtari ka konfirmuar se i ka ndarë atij një shumë prej 1,000 eurosh, si shenjë mirënjohjeje dhe motivimi.

“Fjalën që e jap, e mbaj! Ky burrë e meriton çdo respekt”, ka shkruar Labi krahas fotos.

Ky veprim është mirëpritur gjerësisht në rrjetet sociale, ku qytetarët kanë përgëzuar këngëtarin për solidaritetin dhe përkrahjen ndaj punëtorëve të thjeshtë, të cilët shpesh herë mbesin jashtë vëmendjes publike. /ORAinfo/

pixel

Related posts

Shoqata e Prodhuesve të Vezëve iu bën apel qytetarëve të kenë kujdes, thotë se në treg ka vezë me sëmundje

dardanianews

Tuna dhe Nora bashkë në Itali – çka po ‘ziejnë’ ish-kunatat?

dardanianews

Publikohen pamje të reja nga Kroacia – A ra droni që përdoret nga Ukraina?

dardanianews