26.4 C
New York
July 23, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Laert Vasili kritikon sërish Gjestin: Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues

Aktori i njohur, Laert Vasili, ka komentuar sërish me tone të ashpra fitoren e Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë të fundit, ai nuk i kurseu kritikat, duke e cilësuar këtë fitore si një tregues të qartë të rënies së vlerave në shoqërinë shqiptare.

Sipas Vasilit, një person që nuk ka përfunduar as arsimin bazë, siç ai e përshkruan Gjestin, nuk mund të përfaqësojë vlera apo një ‘koncept filozofik’ në një format televiziv me ndikim kaq të madh.

Laert Vasili

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë, tjetri është me tre, katër, pesë klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues, dhe t’i thua ‘koncepti filozofik’”, tha Vasili.

Më tej, ai bëri një analizë më të thelluar sociale, duke pohuar se fitorja e figurave të tilla në spektakle të ndjekura masivisht është vetëm një simptomë e një problemi më të madh: degradimi i shoqërisë shqiptare.

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet”, u shpreh tutje.

Ky nuk është rasti i parë që finalisti i BBVA 4 bën deklarata të forta për fenomenet mediatike dhe shoqërore në vend, duke u shquar për qëndrimet e tij kritike dhe shpeshherë të drejtpërdrejta. /Telegrafi/

 

Related posts

Dalin rezultatet: Ja kush largohet sonte nga Big Brother VIP

dardanianews

A po e mendon Linda Halimi fëmijën e dytë?

dardanianews

E papritur! Kjo banore largohet nga shtëpia e BBVA

dardanianews