17.3 C
New York
September 7, 2024
DardaniaNews
Lajme

LAJM I FUNDIT/ Pjetër Shala dënohet me 18 vjet burgim

Pjetër Shala, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është dënuar të martën me 18 vjet burgim për krime lufte nga trupi gjykues i Gjykatës Speciale.

Ai është shpallur fajtor për ndalim arbitrar dhe torturë kundër së paku 18 personave dhe në pikën e vrasjes së paligjshme kundër një personi, më ose rreth datës 5 qershor 1999, në Fabrikën e Metalit në Kukës.

Gjykata ka thënë se akuza e trajtimit mizor është mbuluar tërësisht nga ajo e torturës dhe nuk është shqyrtuar më tej nga gjykata

Prokuroria ka kërkuar dënim prej 28-vjetësh për Shalën.

Pjetër Shala, shtetas belg, i njohur më parë me nofkën “Ujku”, është deklaruar më parë i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Kryegjykatësja e Gjykatës Speciale, Mappie Veldt-Foglia, ka thënë se Fabrika e dikurshme të Metalit në Kukës të Shqipërisë është përdorur prej UÇK-së – në periudhën maj 1998 deri në qershor 1999 – për rekrutim dhe logjistikë, midis tjerash.

Ajo ka thënë se gjykata ka marrë dëshmi të besueshme se ky objekt është përdorur për të ndaluar, marrë në pyetje dhe keqtrajtim të njerëzve që dyshohej se bashkëpunonin apo simpatizonin autoritetet serbe, apo nuk përkrahnin mjaftueshëm përpjekjet e UÇK-së.

“Shala ka marrë pjesë në transferimin nën rojë të njërit prej të ndaluarve në fabrikë, ka marrë pjesë në marrje në pyetje dhe keqtrajtim të të ndaluarve, së bashku me anëtarë tjerë të UÇK-së. Shala ka qenë i pari që ka goditur disa të ndaluar. Njëri prej të ndaluarve tha se Shala e ka goditur me shkop bejsbolli dhe e ka akuzuar se ishte spiun”.

Related posts

Instituti “John Hopkins”: Biden do vendosë sanksione ndaj çdo politikani që kërkon bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

dardanianews

Ekskluzive: Gjykata Kushtetuese e çon Kosovën në zgjedhje brenda 40 ditësh?

dardanianews

Provoni metodën daneze të gjumit, nëse dëshironi të flini më mirë

dardanianews