Në një konferencë për mediat këtë të hënë, 6 tetor, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë me dije emrin që kjo forcë politike propozon si kandidat për Tiranën.
Bëhet fjalë për aktorin e njohur, Florjan Binaj! Ky i fundit, ashtu siç ishte parashikuar nuk është personazh politik dhe për të djathtët, ka profilin e duhur për këtë garë të rëndësishme elektorale. Megjithatë siç e tha edhe kryedemokrati, pritet të shohim nëse npartitë e tjera opozitare do ta mbështetesë Binajn.
“Jam sot këtu për t’u informuar ju dhe qytetarët e Tiranës, dhe mbarë Shqipërisë, se midis kandidaturave shumë të mira që kanë ardhur direkt nga drejtues dhe personalitete të PD, tashmë të bëra publike, për të cilat unë kam vlerësimin më të madh, kandidaturave realisht të personaliteteve të pavarura nga fusha të ndryshme, nga Shqipëria dhe nga diaspora, PD duke falënderuar me mirënjohje secilin prej atyre që vendosi të paraqesë kandidaturën e tij në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe përballjen me të keqen e këtij vendi, që është Edi Rama, informon se grupi i mandatuar nga PD do u paraqesë aleatëve tanë mendimin dhe sugjerimin që të mbështesim së bashku artistin e mirënjohur, personalitetin e shquar të artit, luftëtarin e paepur të kauzave të qytetarëve shqiptarë, komunikatorin e talentuar, e lindur, zotin Florjan Binaj”, deklaroi Berisha.
-
“
“Asnjë hap nuk do të ndërmerret pa kandidatin. Nëse kemi rënë dakord për një kandidat të pavarur, nuk do i diktojmë atij, ai do gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike dhe të tjera”, theksoi Berisha.
I pyetur sa i pavarur është Binaj tani që punon te Syri Televizion, Berisha u përgjigj:
Aq i pavarur sa ishte te ABC News, se e hoqi Rama…
Sipas Berishës, Binaj është njeri i kauzave qytetare.
“Mendojmë se është kandidatura që plotëson kushtet dhe falenderojmë çdo personalitet që ka shprehur dëshirën të kandidojë, pa përjashtim”, tha ai.
Teksa kandidatja zyrtare e PS-së për kryeqytetin është Ogerta Manastirliu, priten emrat për pesë bashkitë e tjera nga të gjitha subjektet politike.
Më 9 nëntor 2025, zgjedhjet e pjesshme do zhvillohen për kryetarët e Bashkive Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas vakancave dhe shkarkimeve.