9.8 C
New York
October 17, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Lajmi i fundit: Sulmohet sërish Policia e Kosovës në veri

Policia e Kosovës njofton se mbrëmë në magjistralen Mitrovicë – Jarinjë ka ndaluar një kamion që transportonte dele pa dokumentacion kurse gjatë kontrollit janë hedhur mjete piroteknike nga disa automjete që janë afruar drejt njësive policore.

“Mbrëmë, më 10.06.2022 rreth orës 22:15, patrulla policore e policisë kufitare, gjatë patrullimit në magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në fshatin Rudar të Zveçanit, ka vërejtur një kamion të cilin e ka ndaluar për kontroll. Kamioni drejtohej nga një mashkull kosovar, gjatë kontrollit të kamionit, janë gjetur 56 (pesëdhjetë e gjashtë) krerë dele. Drejtuesi i kamionit nuk posedonte asnjë dokument për origjinën ose prejardhjen e kafshëve. Gjatë procedurave të kontrollit të kamionit, kanë ardhur disa automjete të dyshuara nga të cilat janë hedhur mjete piroteknike në afërsi të njësisë policore. Nga këto mjete nuk ka pasur persona të lënduar. Kurse, kamioni është shoqëruar në terminalin doganor në Mitrovicë Jugu për procedura të mëtejme”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Për rastin janë njoftuar njësitet policore nga rajoni i Mitrovicës Veri të cilët do të procedojnë me shikimin e vendngjarjes. Policia mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe zbatimin e ligjit në tërë territorin e vendit.

Related posts

Ky është hebreu me origjinë italiane i UÇK-së që ra dëshmor për Kosovën, si iu bashkua UÇK-së

dardanianews

Moti për këtë vikend dhe ditët në vazhdim: Kur do të kthehen reshjet e borës?

dardanianews

Reagon ashpër një komisionere: Po votojnë kah 3-4 herë, anuloni zgjedhjet në këtë vendvotim

dardanianews