January 22, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

LAJMI I FUNDIT: Thaçi të hënën shkon në Hagë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka njoftuar se të hënën do të udhëtojë për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Në një postim në Facebook, Thaçi thotë se bashkëluftëtarët e tij dhe ai do të përballen me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare.

Statusi i plotëi Thaçit:

Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës,

Në këto dy dekadat e fundit shumë pjesëtarë të UÇK-së u ballafaquan me drejtësinë ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës për Ish-Jugosllavi, EULEX-it dhe me drejtësinë vendore.

Kosova, edhe pse viktimë, bashkëpunoi me organet e drejtësisë për trajtimin e pretendimeve për krime lufte. Në këto dy vitet e fundit shumë ish-bashkëluftëtarë janë intervistuar nga Dhomat e Specializuara, brenda dhe jashtë vendit.

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Më lejoni të ndaj me ju se të hënën do të udhëtoj për në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Deri sa bashkëluftëtarët e mi dhe unë do të përballemi me dinjitet dhe integritet me drejtësinë ndërkombëtare, ju ftoj që të bashkuar t’i përballojmë sfidat me të cilat po përballet vendi.

Uniteti qytetar, bashkëjetesa ndëretnike, stabiliteti institucional dhe besimi në institucione janë të domosdoshme që Kosova ta jetësojë vizionin që të jetë pjesë e NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të ruajë miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ju faleminderit për përkrahjen tuaj!

Zoti e bekoftë Kosovën! HTH

 

 

Related posts

Nëse rrini më shumë se 2 ditë jashtë Kosovës ju pret karantinimi

dardanianews

Milaim Zeka tregon detaje të padëgjuara për taksën, ja çfarë i thanë zyrtarët e PDK-së Ramush Haradinajt

dardanianews

Thaçi: Nëse Kurti e bën Zajednicën duhet me gjuajt me gaz lotsjellës

dardanianews