-8 C
New York
December 22, 2024
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Ledion Liço live nga shtëpia e Big Brother VIP 4, zbulon detaje nga spektakli madhështor që nis të shtunën

Vetëm pak orë na ndajnë nga fillimi i Big Brother VIP 4, me çdo gjë që është gati dhe tashmë pritet vetëm hyrja e banorëve dhe starti i spektaklit.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, duke folur live nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, moderatori Ledion Liço rrëfeu detaje për spektaklin madhështor që fillon mbrëmjen e 21 dhjetorit.

“Atmosfera është njësoj si çdo fillim Big Brother-i. Duhet të jemi gati nesër për të filluar. Është bukur. Adrenalina e fundit të fillimit. Të gjithë janë shumë entuziastë për atë që do të nisë. Ka nisur një shi shumë i madh, që në besëtytnitë tona është një bereqet i madh.

Ka krevate dopio. Nuk dua t’ju tregoj shumë sepse Vëllai i Madh mërzitet pastaj. Ka 16 krevate në këto dy dhoma, por pjesa më e madhe do të jenë dopio.

Ky do të jetë një Big Brother që do të merret me personazhet publikë, por edhe me historitë e atyre që më pak njohim. Historia është ajo që ka më shumë rëndësi sesa reputacioni. Nesër do të merremi vetëm me VIP-at, por do të tregojmë më vonë dhe historitë që na kanë bërë përshtypje. Ata që nuk e kanë përemrin ‘VIP’ do të bëhen së shpejti pjesë e shtëpisë. Nuk janë pak, janë shumë”, tha Liço.

Sara Hoxha? Laert Vasili? Eros Grezda? Cubi Metka? Egli Tako? Sa prej tyre do të futen?

“Të paktën dy prej tyre dhe futen që nesër”, tha Liço.

Bashkëpunim me Grande Fratellon?

“Po, e drejtë që pjesëtarë të stafit të BBVIP kanë shkuar në Grande Fratello dhe kanë folur me producentët e tyre. Qëllimi është që të bëjmë një Exchange, pra shkëmbim të një banori të Big Brother-it tonë, me një banor të Grande Fratello-s.

Kriteri i vetëm besoj se është kriteri gjuhësor. Të paktën të ketë një nivel të gjuhës për atë që shkon në Itali, që për ne shqiptarët është më e lehtë, sepse italishten e kemi gjuhë të dytë (qesh). Por edhe për atë që vjen këtu, duhet të di pak shqip. Edhe nëse s’di, do t’i bëjmë një kurs të shpejtë në avion.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

 

Ne jemi një grup që mundohemi të ndihmojmë njëri-tjetrin, që do të thotë që merremi me pak nga të gjitha. Dje më pyetën nëse jam entuziast. Në fakt koka ime përpara një prove të tillë është bosh. E rëndësishme për të gjithë ne është që çdo gjë të jetë gati.

Ndonjëherë punojmë më shumë seç duhet, por dashuria jonë është që publiku të përjetojë çdo emocion, sepse Big Brother është shumë më tepër se një program tradicional televiziv. Në këto momente e vetmja gjë që përjetoj është që punët të shkojnë deri në fund, që nesër mbrëma në 21:15 kur të ndizen kamerat të jemi me atë entuziastin. Shpresoj që çdo gjë të mbyllet mirë dhe të kemi fat, sepse fati favorizon fitimtarët.

Është një staf që i kalon 200-300 veta. Punojmë me radhë që nuk pengojnë njëra-tjetrën, por e ndihmojnë. Ka edhe departamente të ndryshme të Top Channel që e kanë prioritet këtë program. Big Brother është një televizion paralel që të ngrihet, të bëjë punën dhe pas 4 muajsh të bëjë pushimet. Ne sot festojmë atë që një pjesë e grupit e quan ‘dita e fundit e lirisë’, pastaj jemi ‘të burgosurit’”, shtoi ai. /TCH/

Related posts

Ledri në pushime me vajzën, por ja ku po gjendet Sara

dardanianews

I përket besimit të krishterë, por Sara Gjordeni thotë se dhuron për familjet në nevojë prej gjashtë vitesh në periudhën e Ramazanit

dardanianews

Blerina Rugova elektrizon rrjetin me stilin e saj provokues! 🔥

dardanianews