3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Ledri dhe Sara janë sërish bashkë?

Ledri dhe Sara mund të jenë ribashkuar, të paktën kështu thonë burime të sigurta për revistën Class. Sipas zërave, dyshja e shumëpërfolur e ka gjetur sërish rrugën për te njëri-tjetri dhe po bashkëjetojnë së bashku me të voglën e tyre, Poem Blunë.

“Krizë ka pasur, nuk ka qenë për lojë mediatike e për klikime, siç përflitet. Tani e kanë gjetur rrugën për te njëri-tjetri sërish dhe jetojnë bashkë, me vajzën e tyre Poem Blu, të lumtur”, shprehet burimi për Class.

Ledri dhe Sara janë sërish bashkë?

Marrëdhënia e të Ledrit dhe Sarës ka qenë një ndër tematikat e nxehta, e cila për shumë e shumë kohë rrëmbeu vëmendjen e njerëzve (dhe tonën sigurisht). Thashethemet për një ndarje ose krizë mes tyre nisën kur Sara shfaqej e vetme në tapetet e kuq, për të promovuar filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan rolin e Arias. Pavarësisht se ajo përpiqej që ta kthente vëmendjen te prezenca e saj, sërish nuk ndalonin pyetjet për mungesën e Ledrit.

Ledri dhe Sara janë sërish bashkë?

Më pas, mjaftoi një koment i Ledrit në një postim të Dafina Zeqirit, për shkak se një varg nga këngët e tyre ishte thuajse njësoj dhe nisi një dramë e re, e cila shkaktoi edhe një zënkë mes Sarës dhe Dafinës (në mënyrë indirekte, përmes kunjave) dhe sigurisht, unfollow në Instagram.

Ledri dhe Sara janë sërish bashkë?

Kaluan ca javë dhe Faton Shoshi, menaxheri i Ledrit, e bëri të qartë se Ledri dhe Sara janë ndarë. Ledri nuk foli nëpër intervista për këtë thashethem dhe Sara, në një intervistë me Isli Islamin u shpreh se edhe ajo vetë ishte e paqartë për drejtimin e lidhjes.

“Njerëzit me të drejtë janë kuriozë. Unë jam shumë e lumtur për këtë, sepse në fund të fundit, është diçka shumë e mirë. Por unë mendoj se disa gjëra duhet të mbeten pak më private. Sidomos, kur janë gjëra kur ti nuk je e qartë me veten tënde dhe nuk di akoma se çfarë përgjigje të japësh. Unë mendoj se çdo njeri ka të drejtë të mbajë diçka për vete, siç mendoj se edhe njerëzit e tjerë duhet ta respektojnë këtë vendim”, tha Sara, duke shtuar me shaka se te këta njerëz hyn edhe Isli.

Ledri dhe Sara janë sërish bashkë?

Më pas, ata ripublikuan videot nga kënga “Gjendja”, ku Ledri dhe Sara rrëfyen ndjesitë e tyre përmes prodhimit muzikor.

Ledri dhe Sara janë sërish bashkë?

Prej tyre nuk ka një konfirmim zyrtar, por zemra na e do që t’u besojmë burimeve dhe të shpresojmë që ata janë rikthyer.

Related posts

Kaderi dojka me i ‘çmend’ meshkujt e shtëpisë, shikojeni çfarë ‘bombe’ qenka ajo!

dardanianews

Kaderi nuk ngopet me puthje me këtë bukurosh

dardanianews

Stresi jep fjalë të mëdha: S’shkeli më në Kosovë nëse Xhuli e fiton BBVK, do të shkruaj libër

dardanianews