23.3 C
New York
August 14, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Lela Seferi: Po do të jem moderatore e Big

Lela Seferi, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, ka zbuluar së fundmi se do të marrë rolin e moderatores së programit “Big Talk”.

Lajmin ajo e bëri të ditur gjatë një live në TikTok, ku ishte e shoqëruar nga ish-banorja Xheneta Fetahu dhe partneri i saj, Leonardo Gashi.

Gjatë transmetimit, Lela u shpreh me entuziazëm: “Keni me më pa shumë shpejt, në Big Talk. Është finalizuar kjo. Do të jem moderatore. Big Talk, kysmet moderatore Lela Seferi. Kështu që mezi po pres me ju pa”.

Foto: 

Ajo shtoi se ndihet shumë e lumtur dhe e vlerësuar për këtë mundësi.

“Shpresoj që jeni të lumtur që do të më shihni prapë në televizion. Unë jam shumë shumë e lumtur. Më në fund ia kanë dhënë dikujt që e meriton”.

Ky njoftim vjen pas periudhës së saj të njohjes dhe popullaritetit në reality shou, duke e rikthyer Seferin në ekran në një rol krejtësisht të ri, si moderatore, ku fansat e saj mund ta shohin sërish në një dimension profesional dhe të angazhuar në televizion.

E në këtë format u njoh edhe me Leon, me të cilin po vazhdon lidhjen edhe jashtë shtëpisë. /Telegrafi/

 

Related posts

Si të “hakmerresh” kur të tradhton partneri? E tregon Françeska, nisur nga eksperienca e saj…

dardanianews

Portalet shqiptare: Dalin analizat e Luiz Ejllit, rezultati është problematik

dardanianews

Ish banorja e BBVK akuza tё rёnda pёr produksionin, zbulon kujt i ёshtё premtuar fitorja kёtё vit

dardanianews