5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Leonora Jakupi shtyn dasmën me ‘babën e tenderave’/ Historia e fshehtë 9 vjeçare me biznesmenin e divorcuar

Në maj këngëtarja e njohur Leonora Jakupi festoi 42-vjetorin, duke marrë shumë komplimente për pamjen e saj rinore. Ndër të tjera, ajo mori edhe një buqetë me lule në atë ditë të veçantë, që u tha se ishte suprizë nga i dashuri i saj prej 9 vitesh, me të cilin ajo kishte planifikuar të martohej këtë vit.

Por për arsye të panjohura ajo sërish e ka shtyrë ceremoninë, për të cilën për herë të parë foli para katër viteve për një media të rëndësishme të Kosovës, shkruan Bota Sot.

Pak kohë më parë, Leonora foli për herë të parë edhe për personin që i ka vjedhur zemrën, atë që e konsideron “bashkëshort”, duke qenë se bashkëjetojnë si një çift i vërtetë. Për faktin se nuk ka postuar ende asnjë foto me të, Jakupi tha se përveç saj, edhe partneri dëshiron të qëndrojnë larg syrit të medias, prandaj në rrjetet e saj sociale, nuk ka asnjë foto apo video çift.

Por le të kthehemi te çështja e dasmës, që planifikohet nga këngëtarja, por asnjëherë s’ndodh dhe për këtë arsye po shtyhet shumë. Këngëtarja, e cila numëron shumë vite në skenë, asnjëherë nuk ka folur për jetën e saj personale e duke e mbajtur shumë hermetike këtë pjesë, ka qenë e vështirë të mësohej rreth mashkullit që Leonora ka në krah.

Si fillim, në një intervistë për “Mirage” , gjatë dasmës së Labinot Gashit, këngëtarja pranoi se kishte në plan të martohej së shpejti. Por pse kjo dasmë ishte vonuar kaq shumë? Arsyen e zbuloi vetë Leonora para disa vitesh.

“Ajo që ndoshta më ka shtyrë që të mos e marr këtë vendim tash e sa kohë ka qenë pikërisht ajo lidhja shumë e fortë dhe e ngushtë me familjen time. Gjithmonë kam pasur frikën se nëse martohem largohem prej mamit, prej vëllait, prej motrës. Po më duket sikur ndryshoj jetë, sikur po bëhem njeri tjetër. Kam menduar dhe vazhdoj të mendoj, që ata kanë ende nevojë për mua”, u shpreh Jakupi në atë kohë.

Kaluan katër vite dhe Leonora iu rikthye në fillim të këtij vite çështjes së dasmës. Para pak muajsh këngëtarja deklaroi në një intervistë për mediat e Kosovës se është e gatshme për t’u bërë nënë. Artistja e konfirmoi lidhjen e dashurisë kohë më parë, por nuk kishte folur kurrë më shumë për këtë pjesë. Pyetjes se si është njohur me të dashurin e saj, ajo iu përgjigj se nuk duhet shumë për të impresionuar një femër.

“Nuk duhet shumë për të impresionuar një femër. Ai sigurisht që ka ditur të flasë. Më pëlqen komunikimi”, u shpreh Leonora. Ndër të tjera, Leonora shtoi se ajo nuk e shijoi dot rininë e saj, sepse i kishte rënë barra e familjes së saj, pasi i vranë babanë.

Ajo tregoi se nuk del në klube nate dhe lokale dhe se lidhja nuk është një gjë që ndikon në këtë fakt, pasi kjo është zgjedhja e saj. Ndërkohë që deklaratës se së shpejti e sheh veten si nënë me 5 ose 6 fëmijë, nisën ngacmimet se kush është i dashuri i saj sekret prej 9 vitesh?

I dashuri i Leonorës etiketohet si ”babai i tenderave”, me të cilin këngëtarja e njohur ka një lidhje të fshehtë për gati 1 dekadë. Detajet e kësaj lidhjeje ajo i nxori në një emision televiziv të organizuar për festat e fundvitit. Leonora tregoi se dashuria e jetës së saj ka inicialin N. dhe se janë bashkë përreth 9 vite, mirëpo me dëshirën e të dashurit të saj kjo nuk është zbuluar.

E mediat e Kosovës nisën kërkimet dhe zbuluan se i dashuri i Leonora Jakupit është biznesmeni i njohur si ‘babai i tenderave’, Nexhat Krasniqi, i cili ka dalë nga një divorc. Komentuesit po e lidhin me këtë fakt arsyen pse ata nuk po e organizojnë ceremoninë e dasmës, që e kishin planifikuar.

Ai është baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, nga një martesë e mëparshme, fakt i dëshmuar nga fotot që ai mban në rrjetet sociale. E krahas fëmijëve, ai mban te faqet e pëlqyera në “Facebook” edhe Leonorën.

Me këtë rast, Leonora ka vendosur të bëjë rrëfimin e rrallë në media për jetën private vetëm pak kohë më parë, duke qenë e sigurt se kjo histori do të përfundojë me martesë, edhe pse ceremonia po shtyhet e po shtyhet. Pavarësisht se është e komentuar në mediat rozë, këngëtarja nga Drenica ka qenë hermetike sa i përket jetës së saj private.

Faktin që ka qenë e lëkundur për çështjen e dasmës e ka dëshmuar në emisionin “Mirage”, ku Leonora ka thënë se për momentin nuk kishte ndonjë plan dasme. Ajo ishte shprehur që dasmat asnjëherë nuk i kanë pëlqyer, sepse sipas saj, në dasmë çifti kënaqet më së paku.

“Nuk e di, ndoshta nuk bëj dasmë fare”, tha ajo, duke shtuar që nuk e di se kur do të bëhet martesa.

“Ndoshta ndodh këtë vit”, ka thënë këngëtarja, por nuk ndodhi. Ndërsa, sa i përket së ardhmes, këngëtarja Jakupi e sheh veten si nënë me shumë fëmijë.

“Sa ka thënë Zoti. Nëse janë edhe 5-6, s’ka problem, aq sa ka thanë Zoti, aq sa thotë ai”, ka shtuar më tej Leonora, duke treguar që fëmijët i do shumë.

I dashuri i Leonorës, Nexhat Krasniqi, i cili jeton në Prishtinë, ka qenë zyrtar i prokurimit në Ministrinë e Infrastrukturës për një kohë të gjatë.

Ai madje, siç e përmendëm, ka qenë i martuar dhe ka një vajzë e një djalë. Leonora e ndjek Nexhat Krasniqin edhe në rrjetin social “Instagram”, ndërsa në emisionin festiv të Liberta Spahiut foli edhe për dasmën e saj, e cila nuk do të ishte aspak tradicionale./Botasot

Related posts

Rrezikon burgun? Luiz Ejlli përballet me drejtësinë, falsifikoi një dokument kur ishte noter

dardanianews

Kim Jong-un i dërgon mesazh Putinit, kjo është përmbajtja

dardanianews

A e dinit se vëllai i cili rrahu Teuta Selimin dikur ishte i martuar me këtë këngëtare të famshme shqiptare?

dardanianews