Një postim i fundit në rrjetet sociale ka nxitur reagime dhe dyshime për një krisje mes Albes dhe Limit.
E gjitha nisi pasi Limi publikoi në Instastory disa trëndafila, duke lënë të kuptohet se ishin dhuratë për dikë, shkruan Indeksonline.
Por reagimi i Albës nuk vonoi. Ajo publikoi një mesazh të fortë, që shumë ndjekës e interpretuan si një “thumb” të drejtpërdrejtë ndaj tij.
“Ai shi s’ka për të të lulëzu asnjëherë!
Përderisa edhe lulet që m’i bëre dhuratë për Shën Valentin shkove i postove sikur ke femër tjetër me foto të vjetër!”
Me këto fjalë, Alba duket se e akuzon Lim-in për një veprim që, sipas saj, lë të kuptohet sikur trëndafilat ishin për një person tjetër, ndonëse bëhet fjalë për një dhuratë të vjetër të Shën Valentinit.
Ne anen tjeter, ne kete postim mendohet se Alba dyshoj se eshte fjala per Beniten e cila mbreme kishte udhetuar per Tirane, mbetet per tu pare ne oret dhe ditet ne vazhdim se si do rrjedhin ngjarjet.


