2.3 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Limi tradhton Albën, ish-fermerja reagon live në emision

Largimi surprizë i Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit nga reality show “Ferma VIP” tronditi ndjekësit, teksa dyshja vendosi të lërë garën për të ndjekur lidhjen e tyre jashtë. Tashmë, ata po bashkëjetojnë në Tiranë, në banesën e Limi-t. Por mesa duket, marrëdhënia e tyre nuk është aq e qartë sa pritej…

Ndërsa Alba ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në puntatën me Luana Vjollcën, një situatë aspak e zakontë ndodhi në banesën që ajo ndan me partnerin. Limi, i cili po qëndronte në shtëpi, postoi në Instastory një video ku shfaqej një vajzë provokuese, thuajse nudo, duke bërë lëvizje me konotacion seksual. Postimi u fshi menjëherë, por mjaftoi për të ndezur rrjetin dhe për të vënë në dijeni edhe vetë Albën, gjatë kohës që ajo ishte ende live në emision.

Reagimi i saj ishte i menjëhershëm: e informuar për atë që po ndodhte në shtëpi, Alba i dërgoi një mesazh vajzës që shfaqej në video, duke i kërkuar të largohej menjëherë nga rezidenca e Limi-t, përndryshe paralajmëroi “tërmet”.

Pa humbur kohë, ajo u largua nga studio dhe u nis drejt banesës ku qëndron partneri i saj.

Related posts

Dafina Zeqiri, Fifi e Vesa Luma i dalin në përkrahje Gjestit pas bullizmit që po i bëhet në Big Brother

dardanianews

Olta e uroi për shtatzëninë, reagimi i Kiarës nuk pritej

dardanianews

Kjo bukuroshe është e dashura e Valon Syles të cilën sot po përflitet se e ka rrahur

dardanianews