24 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Linda akuzon Lumbardhin për ngacmim seksual!

Mbrëmja e së enjtes brenda mureve të “Big Brother VIP Kosova” ka qenë një nga ato netë që do të mbahen mend për debatet e ashpra dhe përplasjet verbale mes banorëve.

Tensioni mes konkurrentëve po rritet gjithnjë e më shumë, kur pyetjet dhe përgjigjet provokuese nga publiku kanë nxitur përplasje të drejtpërdrejta dhe akuza ndaj disave.

Ganiu dhe Lumbardhi janë bërë objekt ngacmimesh verbale, por vëmendja kryesore u rrëmbye nga përplasja ndërmjet Lindës dhe Lumbardhit.

Linda e akuzoi Lumbardhin për një veprim që ajo e konsideroi si një akt të hapur provokimi. Sipas saj, Lumbardhi kishte tentuar të “ia fusë gishtin në gojë” pa asnjë arsye të justifikueshme – pasi e kishte bërë gishtin me krem torte.

“Ti ke dashur të ma fusësh gishtin, kush je ti me më thënë mua ‘ma lëpij gishtin’. Veç burrit tim ia lëpij gishtat e krejt”, i është drejtuar Linda me tone të ashpra Lumbardhit, duke mos hezituar të mbrojë hapësirën e saj personale.

Linda jo pak herë ka pasur përplasje të tilla dhe me kontekst të tillë ndaj meshkujve të shtëpisë.

Ajo ka akuzuar gjithashtu për ngacmim seksual këngëtarin Blero dhe gazetarin komedian Gani Gërminë.

Këtë të premte do të eliminohet banori i radhës nga shtëpia, që do të jetë konkurrenti që do të rezultojë më pak i votuari, pasi të gjithë janë në nominim.

Related posts

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

dardanianews

Familja Meritonit kundër lidhjes së tij me Ilnisën, vëllai i jep mesazhin e koduar

dardanianews

Alba në vello të bardhë, e bukur si në përrallë

dardanianews