0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Linda nuk përmbahet, i thotë Kaderit: Ti që shitesh për 500 euro

Linda Halimi, njëra ndër banoret më të përfolura të “Big Brother VIP Kosova”, ka qenë në qendër të një debati të ashpër brenda shtëpisë së famshme.

Gjatë një bisede intime me Santianën në dhomën e gjumit, Linda mori momentin për të sqaruar një deklaratë të saj të mëparshme që ka nxitur keqkuptime midis saj dhe Kaderit.

Për të qartësuar çështjen, Linda i rrëfeu Santianës se deklarata e saj “ti shitesh për 500 euro” nuk kishte të bënte me trupin, siç ishte interpreuar nga disa, por me një tregti mendësie.

Kjo çështje u rihap edhe gjatë “darkës së të nominuarve” të enjten, ku Linda u pyet nga publiku për të njëjtën deklaratë. Ajo shfrytëzoi këtë rast për të dhënë një kontekst më të gjerë të situatës, duke shpjeguar se deklarata kontroverse erdhi pas një komenti të Kaderit, e cila e kishte provokuar Lindën me fjalët “Ty me gjithë mbeturina do të të nxjerr jashtë”.

Kaderi është një nga banoret më të reja të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, e cila që me hyrjen e saj në shtëpi ka trazuar ujërat.

E ndërsa Linda tha se i vjen keq që deklarata e saj është parë në këtë mënyrë nga publiku, pasi e konsideron veten “feministe” dhe nuk i paragjykon vajzat, edhe nëse ato e shesin trupin.

Related posts

Një burrë më kapi nga pas dhe…”/ Bota misterioze e Dubait: Modelja tregon të vërtetën e festave në jahte luksoze

dardanianews

Vesa Smolica “bombë” falë fitnesit

dardanianews

tani…Gjesti i prerë me Eglin në Big Brother VIP Albania: Është kryer gjithçka mes nesh, mos mbaj më shpresa

dardanianews